Kelmendi- Kurtit: Kush e fyen Drenicën, e fyen vetën!

Prishtinë | 02 Shk 2021 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi, ka komentuar rastin e mbrëmshëm në Skenderaj , ku Albin Kurti është pritur me protesta.

Ai madje ka thënë se Kurti nëse mendon se do të dal i pari, s’duhet të bëjë fushatë, duke marrë si shembull kryetarin e Hanit të Elezit, Rufki Sumën.

Postimi i plotë i tij:

Drenica ka zemër të madhe!

Drenica gjithmonë i ka mirëpritur shqiptarët pavarësisht bindjeve politike.

Pse duhet dikush ta fyen Drenicën e të shkoi me Njësi Speciale të Policisë?

Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit, çdoherë i ka fituar zgjedhjet pa fushatë, ngase e dinte se do të del i pari.

Edhe Albin Kurti po thotë do të dal i pari, po pse atëherë po bën fushatë, po organizon tubime në kohë pandemie, dhe po shkon në zemrën e Kosovës, në Drenicë, me Njësinë Speciale të Policisë?

Kush e fyen Drenicën, do ta fyej vetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme