Kelmendi: Sulmi ndaj gazetarit Syla, i papranueshëm për shoqërinë tonë

Prishtinë | 22 Dhj 2020 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelemendi ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

“Sulmi i sotëm fizik ndaj gazetarit Valon Syla është sulm i papranueshëm për shoqërinë tonë.Unë nuk pajtohem fare me mendimin dhe gjuhën e gazetarit Syla drejtuar bashkatdhetarëve tanë”, tha ai

“Bashkatdhetarët tanë janë pjesë e jona, ata janë pjesë e Kosovës, prandaj çdo fyerje ndaj tyre, është fyerje ndaj Kosovës. Bashkatdhetarët tanë e kanë ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë popullin dhe shtetin e Kosovës”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme