Kelmendi me vota unanime rizgjidhet kryetar i “Fjalës”, do ta ndryshojmë mendësinë politike

Prishtinë | 04 Sht 2019 | 19:37 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia FJALA sot ka mbajtur Kuvendin e II-të Zgjedhor. Me 92 delegatë që otuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Gëzim Kelmendi u rizgjodh kryetar i partisë.

Në fjalimin e tij para delegatëve Gëzim Kelmendi i falënderoi për besimin dhe mbështetjen e dhënë. Ai tha se Partia FJALA do të punojë që të ndryshohet mendësia aktuale politike.

“Do të punojmë që politikani të jetë në shërbim të qytetarit. E kemi kundërshtuar dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm rritjen e pagës dhe privilegjeve tjera të politikanëve të Kosovës”, tha Kelmendi, raporton Ekonomia Online.

“Do të punojmë që të jetësohet amaneti i dëshmorëve të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

“Një mandat 4-vjeçar e konsideroj përgjegjësi dhe obligim pasi nuk është lehtë t’i prish një karvani që në radhë të parë i kanë parimet pastaj interesat. Partia Fjala arriti të konsolidohet më shumë dhe ta forcojmë bindjen dhe qëllimin se për çfarë jemi deleguar. Më 6 tetor i kemi zgjedhjet e reja dhe ne Partia Fjala e kemi një parim thelbësor, ne do punojmë fuqishëm ta ndërrojmë mendësinë aktuale të Kosovës, ne jemi që politikani të jetë shërbëtorë i populit dhe jo populli shërbëtorë i politikanit, këtë nuk e kemi parë deri më tani fatkeqësisht sepse deri tani politikani ka qenë mbi popullin”, tha Kelmendi.

Kelmendi tha se kur kjo parti do të vij në krye të Qeverisë, prioritet do ta ketë zvogëlimin e numrit të ministrave dhe zëvendësministrave si dhe do t’i ulë pagat e deputetëve.

“Ne do punojmë në të kundërtën që qytetari të jetë mbi politikanin dhe që politikani mos të pasurohet brenda natës dhe të varfërohet populli, e mbroj idenë fuqishëm që Kosova duhet të ketë numër të përgjysmuar të kabinetit të ministrave dhe idenë që deputetëve t’u zvogëlohet paga në krye me Kryeministrin dhe Presidentin, ne jemi dëshmitarë që Kosova nuk është duke kaluar në një periudhë të mirë, fatkeqësisht një perspektivë nuk e ka të mirë në polici, por as rinia. Nuk ka qenë lehtë të ballafaqohemi me regjimin e atëhershëm të Serbisë, por populli nuk është ndalur andaj nuk na ka hije të dorëzohemi, zaten për këtë shtet janë sakrifikuar shumë gjenerata. Na presin përpara sfida të reja, duhet ta ndjekim rrugën e të parëve tanë, mos të mendojmë vetëm për interesa personale, por edhe për familjet tona”, u shpreh Kelmendi.


Të ngjashme