Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi, ka thënë se nëse janë 80 vota pro demarkacionit ai do të abstenojë gjatë votimit, ndërsa nëse nuk janë ka thënë se do të “shoh”, raporton Ekonomia Online.
“Do të shohim a do votojmë, jam në mes të një dileme të madhe, mes një izolimi familjar në ambientet ku jetoj dhe lirisë së qytetarëve. Është vendim i vështirë për mua, por kur e dijmë që njerëzit dhanë jetën për lirinë e pvarësinë, e kryejmë”.
“Më kanë kërcënuar, por kërcënimin individual timin nuk e kam dert, por më kërcënuan familjen. Kjo ka qenë arsyeja që kam shtyrë qëndrimin”.
“Nëse janë më shumë se 80 vota do të abstenojë, nëse nuk janë do të shoh. Gjithnjë kam thënë se nuk e votoj, edhe nëse sot janë mbi 80 nuk e votoj”.