Ekonomia Online
FUNDIT

Kelmendi: O kryeministër Hoti ndalu pak se e shtere xhepin e qytetarëve

Kelmendi: O kryeministër Hoti ndalu pak se e shtere xhepin e qytetarëve

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi i ka reaguar kryeministrit Hoti lidhur me shpenzimet për emërimet e kordinatorëve. Ky është reagimi i tij: O kryeministër Hoti ndalu pak se e shterre xhepin e qytetarëve! Kush të paguan ty kryeministër, kush ti paguan zëvendësat e tu, kush i paguan ministrat dhe një vagon zv.ministra. Kush iu […]

Kryetari i Partisë Fjala Gëzim Kelmendi i ka reaguar kryeministrit Hoti lidhur me shpenzimet për emërimet e kordinatorëve.

Ky është reagimi i tij:

O kryeministër Hoti ndalu pak se e shterre xhepin e qytetarëve!

Kush të paguan ty kryeministër, kush ti paguan zëvendësat e tu, kush i paguan ministrat dhe një vagon zv.ministra. Kush iu paguan veturat, meditjet, drekat dhe darkat?
Tash edhe kordinator paske emëruar, bravo!
A të ka mbetë ndonjë pozitë të re pa e shpikur?
Mundesh, edhe guvernator, edhe traktor, edhe terator, edhe …edhe çka të duash shpik se e ke kënaqë!
Pse a po i pagun ti dhe LDK-ja apo xhepi i qytetarëve?

Gëzim Kelmendi

Të ngjashme