Kompania rajonale “Pastrimi”, pas aksidentit të sotëm i cili u shkaktua nga një punëtor i saj, ka thënë se kjo kompani i bënë me rregull kontrollet teknike dhe servisimet e makinave që ata i kanë në dispozicion.
Burim Kelmendi, kryeshef i kësaj kompanie, tha për Ekonomia Online, se ata ende nuk e dinë shkaktarin e aksidentit të sotëm dhe se po presin ekspertizën e Policisë së Kosovës.
“Saktësisht nuk e dimë por ka hamendje që nuk i kanë punuar frenat, por duhet ta dinë qytetarët që ai kamion është dalur nga këtu në ora 7 në mëngjes ka punuar deri në ora 1 ka ndodhur aksidenti, shyqyr zotit që nuk ka pasur ndonjë fatalitet. Kontrollet teknike i bëjmë në kuadër të standardeve të janë të caktuar prej ministrisë, kurse rregullimet riparimet i bëjmë edhe vet e kemi edhe autoparku tonë ku punojnë 30 mekanik që çdo ditë i kontrollojnë veturat a janë në gjendje të rregullt,por ka edhe raste kur ndodhin aksidentet. Nuk ma merr mendja që ka pasur telashe të tilla por që një herë ndodhë”, tha Kelmendi.
Kelmendi u shpreh se kjo kompani edhe më herët kishte pasur incidente të vogla, por që nuk kanë qenë për shkaqe teknike.
“Sa i përket aksidenteve ka pas pasi ne jemi kompani që punojmë në 7 komuna punojmë me 120 kamionë, kemi pasur aksidente kohë pas kohe por në bazë të procedurave nuk kanë qenë gjithkund për faje teknike, por rrallë ndonjëherë ka mundur të ndodhë për çështje teknike”, u shpreh Kelmendi.
Aksidenti i sotëm në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë shkaktoi dëm në 9 vetura, ku edhe mbetën të lënduar tre persona.
Nga dëshmitarët okularë u tha se deri tek aksidenti kishte ardhur pasi makina e Kompanisë Rajonale “Pastrimi”, kishte pasur problem me frerë.