Zëvendëskryeministri , Ramiz Kelmendi, ka pritur në takim Ambasadorin e Malit të Zi në Prishtinë, Ferhat Dinosha.
Gjatë takimit është vlerësuar bashkëpunimi në mes të dy vendeve dhe është shprehur gatishmëria e vazhdimit të bashkëpunimit fqinjësor të dy vendeve.
Kelmendi ka kërkuar me këtë rast intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, në veçanti rritjen e prezencës së bizneseve kosovare në Malin e Zi, transmeton EkonomiaOnline
Ambasadori Dinosha theksoi përkushtimin e tij dhe të Malit të Zi për të avancuar edhe më tutje perspektivën euroatlantike të rajonit.