Majlinda Kelmendi është kualifikuar në çerekfinale të kampionatit botëror të xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Ajo ka mposhtur italianen Giuffrida Odette.
Dueli ishte dinamik dhe tejet i vështirë për Majlindën, por ajo detyroi italianen të gabojë dhe të ndëshkohet me karton të kuq.
Kështu, Majlinda edhe e fitoi duelin.
Tash në gjysmëfinale ajo do të takohet me fituesen e duelit Amandine Buchard – Joana Ramos.
Në finale Majlinda mund të takohet edhe me Distria Krasniqin.