Kelmendi: Vendimi për rritjen e pagave për deputetët, i turpshëm dhe skandaloz

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 14:10 | Nga

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar lidhur me vendimin e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa për rritjen e pagave dhe mëditjeve për deputetët.Ai e ka quajtur këtë vendim skandaloz dhe të turpshëm.

Reagimi i plotë:

Turp, Turp, Turp, skandal, skandal…!
Rriten pagat dhe mëditjet për deputetët.
Vendimi për rritjen e pagave dhe mëditjeve për deputetët që sapo morri komisioni parlamentar për buxhet dhe financa është vendim i turpshëm dhe skandaloz dhe kundër mirëqenies sociale të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
E kam kundërshtuar mandatin e kaluar, do ta kundërshtoj edhe këtë mandat këtë vendim të turpshëm dhe skandaloz.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme