Kelmendi vizitoi kompaninë “Xella Kosova” në komunën e Lipjanit

Prishtinë | 23 Nën 2016 | 16:28 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, në kuadër të vizitave nëpër biznese, vizitoi sot kompaninë “Xella Kosova”, në Komunën e Lipjanit, ku u prit nga drejtori gjeneral i kompanisë, Samir Krasniqi.

Në takim, zëvendëskryeministri Kelmendi theksoi angazhimin e Qeverisë për mbështetje të fuqishme të komunitetit të biznesit në Kosovë dhe qëndrimet e vazhdueshme në krijimin e klimës biznesore që duhet të avancohen edhe më shumë në rritje të produktivitetit dhe eksportit.

Drejtori i kompanisë “Xella Kosova”, Samir Krasniqi falënderoi zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën dhe për përkushtimin e tij në mbështetje të bizneseve.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme