Këmbësori goditet për vdekje në Kaçanik, Policia jep detaje

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Një këmbësor ka humbur jetën në Kaçanik, pas goditjes nga një kamionetë, raporton EkonomiaOnline.

Trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. 

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kishte qenë i përfshirë një kamionetë me targa vendore me drejtues një mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kishte pësuar këmbësori mashkull K/Shqiptar i cili menjëherë është dërguar në emergjencën e Ferizajt e më pas edhe në QKUK. Për shkak të lëndimeve të marra në aksident,  i lënduari ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i pajetë i tij me urdhër të prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. 

Të ngjashme