Këmbësoria e FSK-së stërvitet me municion real në Mitrovicë

Prishtinë | 19 Shk 2023 | 19:21 | Nga Ekonomia Online

Këmbësoria e FSK-së janë stërvitur më municion real në poligonit taktik në Cerrnushë të Mitrovicë ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj.

Mehaj tha se gjatë realizimit të këtij ushtrimi dyjavor, ushtarakët tanë janë aftësuar në qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitje të ekipit për manovrim me zjarr real, si dhe stërvitje të skuadrave me zjarr shkollor dhe atë real.

“Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale, si dhe validimin e njësive të këmbësorisë”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

POSTIMI I PLOTË I MEHAJT:

Vazhdojmë me validimin e njësive të këmbësorisë

Regjimenti i Tretë i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore, ka realizuar ushtrimin fushor në poligonin taktik në Cerrnushë të Mitrovicës, me municion real dhe me këtë rast ka bërë validimin e dy skuadrave të Kompanisë B.

Gjatë realizimit të këtij ushtrimi dyjavor, ushtarakët tanë janë aftësuar në qitje me zjarr preciz, kontroll dhe komandë të zjarrit në nivel individual, stërvitje të ekipit për manovrim me zjarr real, si dhe stërvitje të skuadrave me zjarr shkollor dhe atë real.

Ushtrimi u realizua në kuadër të planit të trajnimeve për vitin 2023 me qëllim të ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale, si dhe validimin e njësive të këmbësorisë.

Vazhdojmë drejt sukseseve të reja!

Të ngjashme