Euro ka shënuar sërish një rekord të ulët në tregun vendas, duke u këmbyer në kuotën e 129.35 lekëve.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë euro ka vijuar të nënçmohet në vend, duke ruajtur tendencën me rënie prej fillimit të muajit mars, ku euro ka humbur ndjeshëm përkundrejt monedhës vendase lek.
Ekspertët e kursit të këmbimit shprehen se arsye kryesore të rënies së euro në këto nivele këmbimi i adresohet ofertës së madhe në valutë në tregun e brendshëm, por sipas tyre edhe refektimi i ecurisë në bursat ndërkombëtare ku monedha europian ka shënuar rënie.
Rënie të theksuar vijon të shënojë edhe dollari amerikan, Paundi britanik dhe Franga zvicerane. Sot monedha e gjelbër këmbehet me 105.35 lekë ose 0.46 lekë më pak se një ditë më parë dhe përkatësisht dy monedhat e tjera kanë humbur 0.55 lekë dhe 0.72 lekë.
Monedha Kryesore
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan
USD
105.35
-0.46
Euro
EUR
129.35
-0.62
Poundi Britanik
GBP
148.14
-0.55
Franga Zvicerane
CHF
109.75
-0.72
Jeni Japonez (100)
JPY
98.49
-1.21
Dollari Australian
AUD
80.89
-0.31
Dollari Kanadez
CAD
82.45
-0.11
Korona Suedeze
SEK
12.56
-0.05
Korona Norvegjeze
NOK
13.51
+0.01
Korona Daneze
DKK
17.37
-0.09
SDR
SDR
152.92
-0.76
Ari(OZ 1)
XAU
139824.73
-2,279.16
Argjend(OZ 1)
XAG
1709.83
-33.92
Juani Kinez (onshore)
CNY
16.71
-0.08
Juani Kinez (offshore)
CNH
16.74
-0.06