Kendall Jenner e pasigurt në vete mendon se motrat janë më të bukura

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Pavarësisht faktit se mund t’i ketë të gjitha në botë, ndërkohë që keqdashësit do të thoshin se nuk bën asgjë, Kendall Jenner (23) nuk është gjithmonë e kënaqur. Modelja thotë se për shkak të trupit të saj shpesh nuk ndihet rehat në familjen e saj dhe se po ballafaqohet me pasiguri, shkruan Telegraph.

Ndryshe nga motrat e saj të cilat krenohen me linjat dhe figurat e tyre, linja e saj modeles kryesisht i ka sjellë frustrime dhe ndjenjën se nuk është po aq e bukur dhe e pranuar. Kourtney (39), Kim (38), Khloe (34) dhe Kylie (21) i bënin presion me paraqitjen e tyre.

Image

“Motrat e mia kanë më shumë linja të theksuara se unë. Kanë gjoks, ndërsa unë nuk i kam”, – u ankua Kendall.

Reality shou “Keeping Up With The Kardashians” e bëri të famshme familjen e saj, ndërsa në atë kohë kishte edhe frustim, pohon ajo, përcjell KOHA Ditore.

“Isha gjithmonë e vogël dhe e dobët, ndërsa kur i shikoja motrat e mia nuk ndihesha mirë. Mendoja se a duhet të jem po aq seksi sa ato? Thjesht nuk ndihesha se përshtatem”, tha Kendall.

Ndërkohë, megjithatë, ajo e pranoi “veçantinë” e saj dhe e ktheu atë në dobi të vetes. Asaj i pëlqen të bëjë gjëra më ndryshe nga motrat dhe paksa ndihet më mirë në lëkurën e vet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme