Këngëtarja Lindita Halimi muajin e ardhshëm do të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision”, me këngën “Botë”.
Por ndërkohë që Linda po përgatitët për performancën e saj në skenën e Eurovizionit, ajo po promovon këngën në shtete të ndryshme. Pak ditë më parë këngëtarja ishte në Amsterdam, ku interpretoi live këngën e saj.
Ndërkohë, duket se vizita e saj në këtë shtet dhe promovimi i këngës kanë ndikuar shumë, pasi publiku menjëherë ka filluar t1% marrë interesim për ta dëgjuar atë.
Ka qenë vet Lindita ajo e cila ka bërë të ditur përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, se kënga e saj “Botë” është renditur e katërta në listën e këngëve më të dëgjuara në Holandë, sipas aplikacionit të famshëm “Spotify”.