“Kënga Magjike” nuk anulohet, me paratë e biletave do të ndërtohet një shtëpi në Thumanë

Prishtinë | 29 Nën 2019 | 20:03 | Nga Ekonomia Online

Ardit Gjebrea ka tregua se çfarë do të bëjnë me të ardhurat e festivalit “Kënga Magjike”.

Të shtunën (7 dhjetor) do të mbahet finalja e festivalit “Kënga Magjike”, shkruan lajmi.net.

Producenti i këtij festivali, Ardit Gjebrea, përmes një njoftimi bëri të ditur se ky festival nuk është anuluar për një aryse.

Ai tha se me paratë e fituara nga biletat, do të ndërtohet shtëpia e familjes Caci në Thumanë, ndërsa artistët nuk do të këndojnë për garë, por për art dhe kontribut.

“#kendojpertendertuar
Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi”, ka shkruar ai.

Të ngjashme