Këngëtarët të revoltuar kërkojnë që nga 1 korriku të lejohet mbajtja e dasmave

Prishtinë | 15 Qer 2020 | 11:59 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Numër i madh i këngëtarëve janë mbledhur para ndërtesë së Qeverisë së Kosovës për të kërkuar mbajtjen e dasmave, raporton Ekonomia Online.

Këngëtari Labinot Tahiri u shpreh i revolutuar me qeverinë për mosmbajtjen e dasmave. Ai tha se kjo protestë nuk po bëhet për përfitime personale pasi deri në 2025 mund të jetojnë me paratë që i kanë.

Ai tha se pandemia i ka goditur shumë dhe është detyruar të mbyll edhe restaurantin pasi pakoja emergjente ka qenë shumë e vogël në krahasim me nevojat e bizneseve dhe punëtorëve.

Edhe këngëtari Edi Furra tha se janë këtu për të treguar se dasmat duhet të mbahen, raporton EO.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/zemaj-i-fton-ne-takim-pronaret-e-restoranteve-dhe-kengetaret-u-kerkon-ta-ndalin-protesten/

Të ngjashme