Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit dhe Shefi i sektorit të konservimit dhe restaurimit në IKMM, Agim Gërguri, i cili është vokalisti dhe frontmen i grupit Fisnikët, në një intervistë për Anadolu Agency (AA), agjenci shtetërore turke nën kontrollin e Presidentit turk Recep Tayiip Erdogan, ka folur edhe për ndërtimin e xhamisë në kryeqytet.
Ai e ka krahasuar ndërtimin e xhamisë me ndërtimin e katedrales dhe Kishës Ortodokse e cila ishte ndërtuar gjatë okupimit serb.
“…Nuk ka asgjë të keqe nëse ndërtohet një xhami paralelisht me xhaminë e cila është duke u ndërtuar në Tiranë”, tha Gërguri.
Duke theksuar se është e domosdoshme ruajtja e kulturës dhe historisë nga e kaluara e popullit shqiptar Gërguri kujtoi se ndërtimi i Katedrales në kryeqytet apo edhe e Kishës Ortodokse Serbe gjatë viteve të 90-ta nuk kanë ngjallur asnjë reagim, shkruan (AA)
“Nuk është fer dhe nuk je një shtet demokratik as një popull që përkrah demokracinë në qoftë se nuk ia mundëson njerëzve t’i kryejnë ritet fetare që i takojnë, kur 95 për qind e popullatës janë muslimanë”, tha Gërguri.