Rama e ka cilësuar Turqinë partner strategjik të Shqipërisë

Prishtinë | 02 Maj 2018 | 08:24 | Nga

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar Turqinë si vend mik dhe partner strategjik të Shqipërisë. Rreziku permanenti Turqisë për kryeministrin Rama është një dokërr dhe s’ka asnjë vlerë, shkruan sot Koha Ditore.

Ai i është përgjigjur edhe David Phillipsit, ekspertit të politikës së jashtme në SHBA, i cili u shpreh pak ditë më parë se shqiptarët duhet ta marrin seriozisht kërcënimet ndaj sovranitetit që vijnë nga Rusia dhe Turqia.

“Marrëdhëniet tona me Turqinë nuk përbëjnë as kërcënim dhe as kushtëzim dhe profesori (David Phillips) duhet ta mbajë mend që Turqia ka qenë i pari vend që e ka njohur Kosovën. Dhe deklarimi i Pavarësisë është ndjekur live në tryezën e Qeverisë së Turqisë. Profesori e di shumë mirë që Shqipëria është një vend ku jetojnë të krishterë dhe myslimanë”, ka thënë Edi Rama.

Kreu i Ekzekutivit shqiptar ka pohuar se ka marrëdhënie pozitive me profesorin David Phillips, por përshkrimet e tij, sipas Ramës, janë larg realitetit dhe nuk do t’i jepte llogari atij dhe askujt se në cilat dasma shkon.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme