Aleksandër Gjoka është artisti i njohur shqiptar, i cili vite më parë ka pasur kulmin e tij të suksesit.
Tashmë ai performon “live” në lokale të ndryshme, duke u ofruar qytetarëve mundësinë ta dëgjojnë teksa këndon.
Por, çfarë mendimi ka ai për artistët që performojnë “play back”?
Këtë përgjigje na e ka dhënë vetë ai, duke qenë i drejtëpërdrejtë.
Aleksandri ka ndarë në llogarinë e tij të “Instagramit” një video ku shfaqet Dafina Zeqiri, duke kënduar me “playback”.
Ai ironizon e shton se performanca e saj është turp, për dikë që e quan veten “VIP”.
”Hajde live hajde. Pu, pu, pu çfarë turpi. Hajde VIP”, shkruan ai teksa ka bashkangjitur momentin kur këndon Dafina.