Një ndër artistët me vlera të mëdha kulturore dhe intelektuale, njeriu që ia ka kushtuar gjithë jetën muzikës, z. Veli Sahiti, sot i është bashkuar Nismës për Kosovën.
Në një konferencë për medie, ku është prezantuar edhe aderimi i Veli Sahiti, bashkë me një grup intelektualësh nga Ferizaj, kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, tha se Nismës po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha kulturore, historike dhe intelektuale të vendit tonë.
“Sot kam kënaqësinë personale, që njeriu i kulturës, i artit dhe muzikës, z. Veli Sahiti, nga sot po i bashkohet subjektit tonë politik, NISMA për Kosovën”, tha Limaj.
Limaj tha se Sahiti do ta ketë mbështetjen time të plotë në rrugëtim e përbashkët me Nismën për Kosovën.
Artisi Veli Sahiti, tha se jam shumë i lumtur që nga sot jam pjesë e Nismës. Jam këtu sot në mënyrë që me gjithë përvojën time në muzikë dhe kulturë në përgjithësi, tani e tutje të mund të kontribuoj edhe në subjektin politik NISMA.
Në këtë konferencë foli edhe koordinatori i degës së Nismës në Ferizaj, Besnik Berisha, ku tha se ekipit të Nismës në Ferizaj, po i bashkohen njerëz me vlera të mëdha po thuajse në çdo fushë jetësore.