Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri ka bërë një deklaratë të fortë së fundmi.
E ftuar në emisionin “Aldo Morning Show”, ajo pranoi se ka patur raste që ka blerë klikime për këngët e saj.
“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.
Më tej, këngëtarja shtoi se blerja e klikimeve është strategji marketingu.
“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha këngëtarja e njohur.