Dua Lipa së fundmi ka postuar një listë të gjatë koncertesh nëpër botë. Koncertin e parë ajo do ta fillojë në Chicago.
Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila së fundmi lansoi këngën “No Lie” në bashkëpunim me artistin e njohur botërore Sean Paul, këngë kjo e cila u bë hit menjëherë, me talentin e saj po arrin të zgjerojë territorin e saj të famës nëpër botë.
Si duket viti 2017, vit ky i cili Dua Lipen do ta bëjë edhe me album, do të jetë vit i sukseseve për të. Së fundmi ajo ka postuar një listë të koncerteve nëpër botë. Ajo ka shkruar në Instagram që është shumë entuziaste dhe mezi pret të filloj ky rrugëtim.
Këtë seri koncertesh Lipa do ta fillojë në Chicago, për ta vazhduar tutje në Detroit, Toronto, New York, Boston, Washington, Atlanta, Petersburg, Dallas, Los Angelos e shumë vende të tjera. Por këto koncerte përfshijnë vetëm një periudhë prej dy muajsh. Por gjatë vitit Dua do të ketë shumë e më shumë koncerte në botë.
Ndërsa për të gjitha ata që janë duke e pritur këngën e re të Lipes, ajo tashmë ka konfirmuar datën se kur do të publikohet kjo këngë. 27 janari është data kur mund të shijojnë fansat këngën “Scared To Be Lonely”, e cila vjen në bashkëpunim me Martin Garrix. (KultPlus.com)