Këngëtarja Sia ka njoftuar se vuan nga një sëmundje kronike neurologjike, si pasojë e të cilës ka dhimbje të vazhdueshme.
Ylli australian i muzikës pop ka treguar përmes rrjeteve sociale se vuan nga sindroma Ehlers-Danlos, një sëmundje e rrallë trashëguese.
“Përshëndetje, po vuaj nga një dhimbje kronike, një sëmundje neurologjike, Ehlers-Danlos dhe dua t’u them atyre që vuajnë nga dhimbja, qoftë fizike ose emocionale, ju dua, vazhdoni përpara”.
“Jeta është jashtëzakonisht e vështirë. Dhimbja është demoralizuese dhe ju nuk jeni vetëm”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.