Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna, ka qenë dje prezent në qytetin Nice në Francë, në të cilin ndodhi një sulm terrorist që la dhjetëra të vdekur.
Një kamion me shpejtësi të madhe ka shkelur qytetarët teksa po festonin Ditën Kombëtare të Francës, duke i lënë të vdekur 84 persona.
Këngëtarja ka konfirmuar për “People” se tani është e sigurt, kurse përmes rrjeteve sociale ka konfirmuar anulimin e koncertit, që duhej ta mbante në Nice si pjesë e turneut të saj “ANTI World Tour”.
“Për shkak të ngjarjeve tragjike në Nice, koncerti i paraparë të mbahet më 15 korrik në Allianz Stadium nuk do të mbahet siç ishte planifikuar. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre”, ka shkruar ajo në Instagram.
Përveç saj edhe kryetari i Nicës ka konfirmuar përmes rrjeteve sociale se janë anuluar edhe festivali i jazzit, si dhe disa organizime të tjera për “Bastille Day”.