Albina Kelmendi, një ndër zërat më të mirë shqiptarë, gjatë një interviste që dha për moderatorin Alban Musa në emisionin e mëngjesit në ABC,foli për këngën e saj më të re, “E kom prej teje”.
Prej disa vitesh, Albina është tërhequr nga pjesëmarrja në kompeticionet kryesore të muzikës. E pyetur lidhur më këtë, këngëtarja tha se nuk është vlerësuar në festivalet në të cilat ajo ka marrë pjesë.
“Kur e kam një këngë të mirë do të kthehem. Kur dikush kompozon një këngë të cilën mua me dëgjimin e parë ma merr mendjen dhe më rrëqeth trupin dhe kur të ndihem e sigurt, do të dal ta shpreh talentin tim. Atëherë do të marr pjesë sepse nuk është se jam ndjerë aq e vlerësuar që të marr pjesë. Nuk është se e kam gjetur veten dhe mbështetjen e mjaftueshme. Diku ku nuk e ndjen veten të vlerësuar nuk kam për çfarë të shkoj.”, tha Albina.
Ndër të tjera, Albina foli dhe për projektet e vjetra që ai i bën remake, siç është dhe kënga e Hajderin Pashës, e cila është pritur shumë mirë nga publiku. “Prej kur kam filluar të këndoj live, fillova të këndoj Hajderin Pashën. Publikoi filloi duke kërkuar aq shumë nga unë dhe thashë do ta sjell, ishin vetëm premtime që nuk i bëri derisa erdhi pandemia. Kur ndodhi vendosa që këngët që publiku i ka kërkuar nga unë, t’i sjell të punuara profesionalisht.
Patjetër që kjo e kam pasur një ndryshim drastik në karrierën time, ishte ndryshim pozitiv sepse pati shumë sukses u ndjeva me fat se dhe fjalët e publikut dolën që me të vërtetë e kanë pritur këtë version nga unë. Me këtë këngë vendos që dhe disa të tjera të vjetra t’i sjell në një version të ri.”, tha ajo.