Nivelet e larta të stresit mund të shkaktojnë humbje të shikimit, ka zbuluar një studim i ri.
Edhe pse dihet që humbja e shikimit mund t’i stresojë njerëzit, shkencëtarët tani thonë se edhe e anasjella është e vërtetë, dhe stresi mund të shkaktojë humbje shikimi, gjithashtu.
Stresi psikologjik mund të shkaktojë ose përkeqësojë sëmundje të syve, si glaukoma, retinopatia diabetike dhe degjenerimi makular i lidhur me moshën.
Nervat dhe enët e gjakut në sy dhe tru mund të preken nga nivelet e larta të kortizolit – hormoni i stresit – i cili mund të përkeqësojë shikimin, shkruan Shëndeti +.
Stresi mund të shkaktohet nga presioni i lartë në punë apo në shtëpi, shqetësimi për diçka të caktuar ose të pasurit përgjegjësi që për ju janë shumë dërmuese.