Sezonin e kaluar Luis Suarez arriti që të fitonte çmimin e “Këpucës së Artë” pasi shënoi 40 gola me Barcelonën.
Këtë sezon ylli uruguaian nuk është në kandidatët më potencial, pasi shumë para tij është shoku i skuadrës, Lionel Messi, i cili po kalon një tjetër sezon të jashtëzakonshme në aspektin individual.
Gjeni listën e 10 golashënuesve më të mirë për momentin që janë në garë për të fituar këtë çmim prestigjioz.
10. Edinson Cavani (PSG) – 31 gola, 46.5 pikë
9. Mauro Icardi (Inter) – 24 gola, 48 pikë
8. Romelu Lukaku (Everton) – 24 gola, 48 pikë
7. Luis Suarez (Barcelona) – 24 gola, 50 pikë
6. Andrea Belotti (Torino) – 25 gola, 50 pikë
6. Edin Dzeko (Roma) – 25 gola, 50 pikë
4. Pierre-Emerick Aubameyang (Dortmund) – 27 gola, 54 pikë
3. Robert Lewandowski (Bayern Munich) – 28 gola, 56 pikë
2. Bas Dost (Sporting CP) – 31 gola, 62 pikë
1. Lionel Messi (Barcelona) – 33 gola, 66 pikë