Policia njofton se në Lipjan një person gjersa ishte duke kryer disa punime me eskavator, aksidentalisht ka këputur një tel rryme, duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm.
“Me telin e këputur të rrymës kishte rënë në kontakt viktima mashkull K/Shqiptar me ç’rast kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia.