Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, shprehu “keqardhje të thellë” për një aksident me autobus, ku mbetën të vdekur 32 turistë kinezë dhe katër verikoreanë.
Aksidenti ndodhi të dielën në provincën Huangha.
Mediat e kontrolluara në Korenë e Veriut raportojnë rrallë për lajme negative, ndërsa për Kimin të pranojë incidentet është edhe më e pazakontë.
Kina është aleati kryesor politik i Koresë së Veriut dhe partneri i saj më i madh tregtar.
“Kim tha se aksidenti i papritur ka sjellë pikëllim të hidhur në zemrën e tij”, raportoi agjencia verikoreane e lajmeve KCNA.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut u fotografua duke vizituar udhëtarët e plagosur në spital.