Aksioni “Brezovcia” është duke vazhduar edhe sot në disa lokacione të ndryshme.
Nga ky askion deri më tani janë arrestuar shtatë persona, dy prej tyre zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke vazhduar aksioni i filluar me datë 21 dhjetor 2021 për rastin “Brezovica”, ku janë duke u bastisur 10 lokacione në qytete të ndryshme, ndër to edhe zyret e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Dy nga të arrestuarit dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti ndërsa pesë të tjerë janë qytetarë të cilët dyshohen për dhënie ryshfeti.
“Deri me tani janë arrestuar shtatë (7) persona, dy prej tyre janë zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare – marrje ryshfeti, si dhe pesë (5) qytetarë të dyshuar për dhënie të ryshfetit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, kanë deklaruar nga prokuroria.