Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave që dyshohen se kanë keqpërdorur fondet e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, gjatë mandateve të kaluara në periudhën janar 2016 – korrik 2018.
Veprimi i prokurorisë është ndërmarrë pas kallëzimit penal të ngritur nga vetë Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, katër të dyshuarit akuzohen për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Anëtarin i bordit aktual të AGK-së, Arsim Halili, ka thënë se u mbetet tash organeve të drejtësisë ta thonë fjalën e tyre.
“Me qëllim që të mos ndërhyj në procesin e hetimeve, në këtë fazë po rezervohem për tu deklaruar. Si anëtar i ish- Bordit të kaluar dhe i Bordit aktual kam kryer pjesën time të përgjegjësisë së mbikëqyrjes dhe të gjitha dyshimet dhe pretendimet tona për keqpërdorime i kemi dërguar në Prokurori. U mbetet tash organeve të drejtësisë ta thonë fjalën e tyre për këtë çështje”, transmeton Klan Kosova.
“Ajo çka mund të them është se Bordi i kaluar dhe Bordi aktual me unanimitet të plotë e kanë përkrahur idenë për bashkëpunim me organet e drejtêsisë dhe ndriçimin e pretendimeve, të cilat janë evidentuar edhe me Raportin e Auditimit tê Pavarur. E gjithë kjo me qëllim të luftimit të dukurive negative, kudo ku ndodhin ato me qëllim të ruajtjes së imazhit tê AGK si organizata e vetme që i mbron interesat e gazetarëve në Kosovë”.
Gjithashtu edhe kryetarja e tanishme e AGK-së, ka thënë se nuk ka ndonjë qëndrim për këtë rast dhe se është në pritje të vendimit të organeve të drejtësisë.