Policia e Kosovës njofton se në fshatin Bibaj të Ferizajt dy viktimat meshkuj K/Shqiptarë kanë raportuar në Polici se si pasojë e një kontesti pronësor janë kanosur verbalisht nga dy të dyshuar meshkuj.
Sipas viktimave në momentin e kanosjes njëri nga të dyshuarit kishte pasur në brez një armë zjarri.
Njësitë policore kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarve, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar. Nuk raportohet për të arrestuar.