Kërcënimi me armë i kushton me djegie të shtëpisë

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 16:35 | Nga

Policia e Stacionit Policor “Veriu” në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se dy të dyshuar e kishin kanosur me armë zjarri një femër nga Lubizhda në oborrin e saj.

Pas pranimit të informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer bastisje në shtëpinë e personave të dyshuar me ç ‘rast ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike AK-47 me 206 fishekë, tetë karikatorë dy çanta për mbajtjen e karikatorëve, pjesë shtesë të armës dhe pajisje për pastrimin e armës.

Më pas dy të dyshuarit janë sjellë në stacion dhe në prani të avokatëve mbrojtës janë intervistuar e më pas me urdhër të prokurorit të njëjtit ndalën nën masën e arrestit policor.

Ndërkaq, rreth orës 11:50 minuta, një i dyshuar tjetër nga familja e kanosur, në shenjë hakmarrje ndaj kanosësve dyshohet të ketë shkuar dhe t’ia ketë dhënë flakën një shtëpie banimi, pronë e të dyshuarve në të cilën janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Edhe në ketë rast një i dyshuar është arrestuar për zjarr vënie. Shkas për të gjitha këto probleme thuhet të jetë një kontest pronësor.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme