Parlamenti zviceran miraton 900 milionë franga për armatim

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 16:01 | Nga

Deputetët e Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, kanë miratuar në parim, me shumicë votash programin për armatim, të prezantuar nga Këshilli Federal.

Ky program parasheh një buxhet prej 900 milionë frangash, në të cilin përfshihen 225 milionë franga për blerjen e municionit për armatim të lehtë, shkruan srf.ch. Sipas qeverisë, ushtrisë sot, në rast sprove serioze municioni në dispozicion nuk do t`i mjaftonte për më shumë se disa ditë, transmeton albinfo.ch.

Më tutje, 450 milionë franga janë paraparë të investohen në avionët luftarakë F/A-18, në mënyrë që, këta të jenë në gjendje për t`u përdorur deri në blerjen e fluturakeve të reja luftarake.

Siç është raportuar tashmë, Zvicra është duke shqyrtuar blerjen e një numri të madh aeroplanësh luftarak, për çfarë edhe po debatohet në qarqet e këtushme.

Parlamenti ka hedhur poshtë propozimin e Partisë së Gjelbër, që vetëm 12 nga aeroplanët F/A-18 të pajisen sërish.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme