Kërcënimi nga Serbia nuk duket të jetë një bllof, së paku jo nëse e krahasojmë ambientin e krijuar aktualisht me atë të para sumit të shtatori në Banjskë. Kam menduar më herët në disa raste që Kurti dhe qeveria e tij po e përdorin dhe ekzagjerojnë rrezikun nga Serbia si mjet elektoral, por kjo nuk është plotësisht e vërtetë.
Nuk është hera e parë fundja kur qeveritë nëpër botë e përdorin frikën dhe kërcënimin nga jashtë si mjet politik me arritë avantazhe të brendshme, sidomos me efekte elektorale. Por shumica e ekspertëve kredibil të sigursë dhe inteligjencës pohojnë privatisht që kërcënimi mund të jetë real.
Kur regjimi i Serbisë vendosi me sulmu Kosovën me 24/9 në Banjskë, kishim një situatë që ishte formësuar me muaj të tërë më herët. Ajo situatë ishte fillimisht një ‘izolim’ i thellë i Kryeministrit të Kosovës. Kjo nënkupton që situatat ku Qeveria e Kosovës nuk është në marrëdhëniet më të mira me aleatët, është një ‘ftesë’ për Serbinë të ndërmarrë veprime ekstreme.
Në atë kohë, përveq izolimit ishte edhe ‘reputacioni’ i keq brenda dhe jashtë për Kryeministrin dhe Qererinë e Kosovës. Ky ishte një terren ideal për sulm nga Serbia. Fatmirësisht për ne, dhe me ndihmën e disa miqve, ne e fituam atë betejë, Serbia u kompromitua. Pozicioni i Kryeministrit të Kosovës dhe Qeverisë u përmirësua dramatikisht nga ai moment.
Por javët e fundit kemi një narrativ të ngjashëm me atë të para 24 shtatorit. Kryeministri i Kosovës po paraqitet si jo-bashkëpunues. Ai po injorohet nga diplomatë të lartë. Edhe lehtësuesi i BE ka filluar të sillet me vrazhdësi, sikur para 24/9. Me fjalë të tjera, avantazhi i krijuar pas sulmit në Banjskë, u anulua vetëm rreth 5 muaj pas sulmit të paprovokuar nga Serbia.
Hisetarët ndërkombëtar, kryesisht SHBA dhe BE, nuk e ndëshkuan Serbinë per aktin e kryer në Kosovë. Ky është një precedan shumë i keq. Gjithashtu kur nuk e ndëshkon dhe denon një akter për një akt të tillë, ti indirekt po ja pranon aktin e tillë dhe po e inkurajon me e përsëritë atë. Edhe protagonisti kryesor i agresionit po sillet i lirë dhe po takon e koordinohet me strukturat më të larta në Serbi. Vetëm që nuk po takohet edhe me diplomatë publikisht.
E gjithë kjo është një situatë që po ndodhë në një kontekst të tranziconit global, dhe zgjedhjeve në SHBA, Europë e Rusi.. dhe me luftën e Ukranisë ende pa fund e krye. Muajt e ardhshëm mesiguri janë të ndijshëm, për shkak se ambienti po krijohet si i favorshëm për Serbinë me provoku edhe një sulm tjetër në Kosovë.
Ndoshta për këtë arsye edhe vjen insitimi i thellë i disa diplomacive për zbatim të asociacionit, që të shmanget një sulm eventual ku Serbia tenton të justifikohet me faktin që ‘Asociacioni nuk po zbatohet qe 10 vite nga Kosova’.
Ndoshta të gjitha këto fjalë lartë janë broçkulla. Por ne nuk mund të nënvlerojmë një situatë të ndieshme të sigurisë, posaqërisht pas sulmit të 24/9 i cili ka bërë një precenda të paparë nga viti 1999 dhe i cili nuk u ndëshkua si e meriton.
Me Biden ende në pushtet deri në fund të vitit, ndoshta edhe Asociacioni mund të duket një variant më i mirë nga më të këqijat e mundshme.
Me Trump e Grenell në pushtet, mundemi me paramendu edhe zgjidhje më të vështira apo edhe situata ku një agresion nga Serbia adresohet me ‘maturi’ dhe ‘heshturazi’ me preteks që ‘Perendimi nuk dëshiron të përhapë luftën e Ukrainës në një ftont tjetër në Europë’.
Scenario të errëta duken këto, por ne duhet të i mendojmë dhe konsiderojmë. Sidomos, nuk duhet të i nënvlersojmë lëvizjet e Serbisë përgjatë kufirit për shkak se po i njejti regjim ka sulmuar Kosovën me 24/9.
Ne duhet të mendojmë mirë nëse Asociacioni i imponuar monoetnik është në këto kushte ndërkombëtare ‘e keqja më e mirë’ apo mos eventualisht ne mund të detyrohemi për kompromise edhe më të dhimbshme. Konteskti aktual ndërkombëtar dhe diplomatik duket jo-konvencional dhe i papërshtatshëm. E gjendja me gjasë vetëm se do të përshkallëzohet muajt dhe vitet e ardhshme.