Kërcënimi i Vuçiqit për rrjedhën e Ibrit, Pacolli kërkon reagim ndërkombëtar ndaj Serbisë

Prishtinë | 10 Gus 2026 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e betuar, Fitore Pacolli, i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për ndërhyrje të mundshme në resurset ujore dhe sistemin Ibër-Lepenc.

Pacolli tha se Liqeni i Ujmanit dhe Ibër-Lepenci janë infrastrukturë kritike për furnizimin me ujë, energjinë, bujqësinë dhe mjedisin.

Ajo kërkoi reagim nga BE-ja, SHBA-ja dhe OKB-ja, duke theksuar se çdo ndërhyrje në rrjedhat ujore përbën çështje sigurie.

“Resurset ujore nuk mund të përdoren si instrument kërcënimi, presioni apo destabilizimi ndaj një shteti tjetër”, deklaroi Pacolli.

Të ngjashme