Kërcënimi ndaj kryeministrit Kurti, Policia thotë se Njësia Speciale nuk ishte e angazhuar

Prishtinë | 28 Tet 2021 | 11:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës njofton se pas pranimit të informacioneve lidhur me kërcënimin ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme operativo hetimore.

“Fillimisht Policia e Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë personale të Kryeministrit, përfshirë këtu mbrojtjen e afërt, por gjithashtu edhe ka dërguar njësi të reagimit të shpejtë nga Regjioni i Prishtinës të përberë nga dy zyrtarë policorë, në sigurim te shtëpia e banimit të Kryeministrit”.

“Policia e Kosovës konfirmon se në këtë aktivitet nuk ka pasur të angazhuar asnjë zyrtar të njësive speciale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin menjëherë janë iniciuar hetimet dhe ato janë duke vazhduar, përderisa bazuar në hetimet e deritanishme dhe vlerësimin e rrezikut, njësia e reagimit të shpejtë është larguar nga lokacioni.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin drejt ofrimit të sigurisë ndaj personaliteteve të vendit dhe qytetarëve të saj, duke përfshirë edhe hetimin dhe trajtimin e të gjitha rasteve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme