Kërcënohet drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, reagon ShSKUK-ja

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 08:51 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë është kërcënuar dhe fyer drejtoresha e Klinikës së Neonatoligjisë, Hajrije Ismaili.

Sipas njoftimit thuhet se kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnje që është duke u trajtuar në klinikë.

“Derisa po mbante kujdestarinë e rregullt dhe po ofronte kujdes për foshnjat e porsalindura, në kuadër të Klinikës së Neonatoligjisë, në orët e vona është kërcënuar dhe fyer drejtoresha,
Hajrije Ismaili. Kërcënimi ka ndodhur nga axha i një foshnje, i cili është duke u trajtuar në klinikë”, thuhet në njoftim.

SHSKUK thekson se sipas rregullit të klinikës, të drejtë në informatë kanë vetëm nënat dhe baballarët, çdo ditë nga ora 12:00 deri në 13:00.

“ShSKUK dënon kërcënimin ndaj drejtoreshës Ismaili, duke kërkuar nga organet kompetente të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme