Arkatarja e një marketi në rrugën “Hazhi Zeka” në Prishtinë ka njoftuar policinë se është kërcënuar me thikë nga një i dyshuar, i cili i kishte kërkuar para.
Pasi e njëjta ka kërkuar ndihmë, i dyshuari ka ikur.
Rasti është hapur si tentim grabitje dhe po hetohet nga policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
TENTIM GRABITJE/Rr. Haxhi Zeka, Prishtinë 15.01.2022-21:55 Gjersa ankuesja femër kosovare ishte duke punuar në një market, një i dyshuar mashkull duke kanosur ankuesen me thikë i kishte kërkuar paratë. Pasi ankuesja kishte thirr për ndihmë, i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime.