Kërcënohet një grua në Prishtinë, dikush ia lë një “selam” te banesa: Kom me t’vra sonte

Prishtinë | 22 Mar 2023 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Me një rast të rëndë është përballur mëngjesin e djeshëm një grua në Prishtinë, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet e Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 53-vjeçarja ka njoftuar Policinë se dikush i panjohur ka lënë një ‘porosi’ në kutinë postare të banesës së saj në rrugën ‘UÇK’.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një letër me mesazh të shkurtër, por tejet serioz, ku shkruhej se ‘Kom me të vra sonte’.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Të ngjashme