Një mësimdhënës në Gjakovë ka raportuar së është kanosur me fjalë nga një person i dyshuar mashkull, ka njoftuar sot Policia e Kosovës.
Rasti ka ndodhur dje, ndërkaq sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima “pasi që kishte probleme shëndetësorë është hospitalizuar.”
Policia nuk ka njoftuar nëse është identifikuar ose arrestuar i dyshuari.