Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në Ferizaj, pasi ka kërcënuar fyer gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë.
Atij më pas i është bastisur shtëpia, mirëpo nuk është gjetur asgjë.
“Gjykata Themelore dega Fushë Kosovë 23.04.2024 – 15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.