Është arrestuar një person i dyshuar në lagjen Dardania në Prishtinë, për shkak të dyshimit se kishte kanosur ish të dashurën e tij, me të cilën kishte qenë në lidhje një kohë të gjatë.
Sipas viktimës i dyshuari e kishte kanosur atë pasi ajo nuk dëshiroi të vazhdonte lidhjen me të.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.