Kërcënon dhe sulmon drejtorin, Prokuroria e liron tri herë brenda javës

Prishtinë | 01 Shk 2017 | 16:30 | Nga

Gjinekologu në QMF nr.5 në lagjen Dardania në kryeqytet , Arsim Gashi i cili është larguar përkohësisht nga puna për shkak të papërgjegjësisë së vazhdueshme në ushtrimin e detyrës, shkeljes së normave të punës si dhe kërcënimit direkt serioz që ia ka bërë drejtorit të QKMF-së, në Prishtinë Rrezart Halilit, ka kërcënuar edhe Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale  në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia.

Këto kërcënime kanë bërë që drejtori, Vitia ta denoncoj Gashin  në stacionin policor. Por, prokurori Musa Mehaj, në të dy rastet e ka liruar me procedurë të rregullt kërcënuesin Arsim Gashi, pavarësisht faktit se kërcënimet kanë qenë të vazhdueshme karshi  drejtorit Vitia.

Duhet theksuar se rasti i dytë i denoncimit ishte kur Gashi ai ka shkuar në zyrën e drejtorit Vitia dhe ka kërcënuar përsëri duke lënë “porosi” tek asistentja e zyrës.

Sipas një komunikate për medie së fundmi, më 31 janar, kërcënuesi Arsim Gashi ka ndjekur drejtorin  Vitia teksa ky i fundit bashkë me bashkëshorten po merrnin djalin e tyre nga shkolla.

Ai e ka ndalur, dhe në prezencë të familjes e ka sharë, kërcënuar dhe sulmuar fizikisht, duke i dhënë afat 24 orë për ta tërhequr vendimit “ose përndryshe do të bëhet gjaku deri në gju, dhe do të jesh në gjak me mua, e nëse për ‘dërzhavën’ do me hy në gjak me mu, vazhdo”.

Edhe pas këtij rasti, Arben Vitia ka njoftuar Policinë, dhe përsëri prokurori i rastit e ka liruar kërcënuesin Arsim Gashi.

Me tri denoncime për kërcënim brenda një jave, edhe për sulm fizik, prokurori i rastit ka vendosur që ta lë të lirë kërcënuesin dhe sulmuesin.

Komuna e Prishtinës përmes kësaj komunikate, bënë të ditur se nuk do të ndalet, dhe se do të vazhdojë qeverisjen e mirë e të drejtë dhe nuk do të zmbrapset, pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve që vijnë drejt nesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme