Ekonomia Online
FUNDIT

Kërcënon edhe Rakiqi, do ta bëjmë vetë Asociacionin

Kërcënon edhe Rakiqi, do ta bëjmë vetë Asociacionin

Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vetë do ta formojnë AKS-në. Kështu ka deklaruar sot kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Ai në një deklaratë për “Tanjug” tha […]

Nëse Prishtina dhe Brukseli së shpejti nuk zbatojnë atë që është paraparë dhe rënë dakord me marrëveshjen e Brukselit për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe atëherë përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, vetë do ta formojnë AKS-në.

Kështu ka deklaruar sot kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq.

Ai në një deklaratë për “Tanjug” tha se kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë në lidhje me këtë çështje e kanë informuar edhe kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq në takimin e djeshëm në Beograd, transmeton Klan Kosova.

Raportohet se nga Vuçiq në këtë takim është kërkuar mbështetje për realizimin e këtyre qëllimeve, veçanërisht pasi formimi e Asociacionit.

Të ngjashme