Policia ka raportuar se ditën e djeshme në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar mashkull Shqiptar pasi i njëjti kishte kërcënuar me revole viktimën mashkull po ashtu Shqiptar.
Gjatë kontrollit të dyshuarit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë dhe një kaçavidë.
Policia të dyshuarin me vendim të prokurorit e ka dërguar në mbajtje për 48 orë.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar 26 persona të dyshuar për veprime të kundërligjshme, ndërsa ka shqiptuar 887 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafikun rrugor.