Kërcënon mjekun për t’ia kontrolluar familjarin

Suharekë | 10 Jan 2017 | 11:29 | Nga

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Suharekë, i cili ka kanosur një teknik medicinal në Emergjencë duke kërkuar për t’ia kontrolluar familjarin e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti pasi kishte dërguar një familjar në emergjencë për kontroll mjekësor, aty ka kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar-teknik medicinal, duke këmbëngulur për t’ia kontrolluar familjarin e tij. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontrolluar të dyshuarin dhe veturën e tij, por nuk kanë gjetur asgjë të dyshuar”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas është intervistuar, është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme