Kërcënon Serbia, publikon makineri të rëndë ushtarake duke i nisur drejt Jarinjës (Video)

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Mediat serbe të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin kanë publikuar para pak minutash artileri të rëndë ushtarake që siç thuhet janë nisur drejt Jarinjës.

Tanke të pajisura me optikë luftarake, kamionë ushtarakë dhe mjete të tjera janë parë në Rashkë që siç thuhet në mediat serbe, destinacion e kanë Jarinjën.

Ky provokim nuk është i pari nga pala serbe. Helikopterët ushtarakë mbrëmë kanë kaluar territorin e Kosovës në Jarinjë.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme