B92: Ndalohet autobusi me ndihma humanitare në Jarinje – refuzimi erdhi nga Prishtina

Prishtinë | 02 Dhj 2018 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Autobusi që bartte ndihmat humanitare të siguruara nga Unioni i Grave të Vraçarit nuk mund të kalonte kalimin administrativ të Jarinjes.

Kështu ka raportuar mediumi serb “B92”, ku shkruan se anëtarët e grupit u nisën këtë mëngjes për në Mitrovicën Veriore për të dorëzuar ndihmën e mbledhur për gratë dhe fëmijët.

Një përfaqësues i shoqatës i tha RTS-së se ata u ndaluan në Jarinje pas një ndalimi që sipas tyre erdhi nga Prishtina – me arsyetimin se ata po rrezikonin sigurinë.

“Ne morëm një refuzim,” tha një nga gratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme